Selçuk Bayraktar poston imazhet e avionit luftarak pa pilot “Molla e Kuqe”

Shpërndahen imazhe të reja të Sistemit të Avionëve Luftarakë Papilot Molla e Kuqe (MIUS).

Selçuk Bayraktar, udhëheqës i kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes “Baykar Technology”, një prodhues i mjeteve ajrore pa pilot (dronë), postoi imazhe të reja në lidhje me qendrën e prodhimit në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Postimi, i cili përfshinte gjithashtu imazhe të Sistemit të Avionëve Luftarakë Papilot Molla e Kuqe, tregonte krahë të lidhur me modelin e zhvillimit të avionit në fjalë.

Planifikohet që avioni luftarakë papilot “Molla e Kuqe” të kryejë testin e parë të fluturimit në vitin 2023.

Kategoritë
BotaLajme