Senatit francez i paraqitet propozimi i prodhimit të dronëve të armatosur si Bayraktar TB2

Për të parandaluar dështimin e ushtrisë franceze në “konflikte me intensitet të lartë” në të ardhmen, Senatit iu dha një ide për të filluar prodhimin e mjeteve ajrore të armatosura pa pilot (dronë të armatosur) të ngjashme me ato turke, Bayraktar TB2.

Në lajmet e revistës së përjavshme të ekonomisë “Challenges”, thuhej se Bayraktar TB2 bënë emër me koston e ulët të buxhetit dhe suksesin në konflikte dhe ishte një frymëzim për ushtrinë franceze që të përpiqet të prodhojë dronë të ngjashëm.

Sipas lajmit, Cedric Perrin, nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Senatit francez, i cili është arkitekti i shumë raporteve për dronët e armatosur, kishte përgatitur një raport ku bënte të ditur se ushtrisë franceze, e cila ka një numër të vogël pajisjesh ushtarake të nivelit të lartë, do t’i duhen dronë të armatosur nëse vendi ndeshet me konflikte me intensitet të lartë në të ardhmen.

Kategoritë
BotaLajme