Senatori amerikan pyet Senatin: “A nuk është tragjedi humbja e jetës së 227 palestinezëve?”

“Humbja e jetës së 12 izraelitëve të pafajshëm është me të vërtetë tragjedi. Por, a nuk është tragjedi humbja e jetës së 227 palestinezëve, përfshirë 64 fëmijë dhe 38 gra?”, pyeti Sanders.

Senatori demokrat në SHBA, Bernie Sanders, i cili ka paraqitur në Senat projektligjin që i bën thirrje Izraelit për armëpushim emergjent në Palestinë, gjatë fjalimit i parashtroi pyetje Senatit: “Humbja e jetës së 12 izraelitëve të pafajshëm është me të vërtetë tragjedi. Por, a nuk është tragjedi humbja e jetës së 227 palestinezëve, përfshirë 64 fëmijë dhe 38 gra?”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sanders një prej emrave kryesorë të demokratëve në Senat, iu drejtua administratës Joe Biden dhe Republikanëve ndërsa paraqiti në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit projektligjin e tij i cili u bën thirrje Izraelit dhe Palestinës për armëpushim emergjent në Gaza.

Duke tërhequr vëmendjen mbi sulmet izraelite që vazhdojnë në Gaza, Sanders tha se mendon që edhe Hamasi edhe ushtria e Izraelit rrezikojnë jetën e civilëve.

Sanders tha se kundërshton fuqishëm projektligjin e disa senatorëve republikanë që bën thirrje për “mbështetje të plotë ndaj Izraelit”.

“Më tërhoqi vëmendjen një fjali në faqen e dytë të projektligjit. Senati mban zi për ata që kanë humbur jetën për shkak të raketave të Hamasit. Kategorikisht i bashkohem kësaj. Humbja e jetës së 12 izraelitëve të pafajshëm është me të vërtetë tragjedi. Por, a nuk është tragjedi humbja e jetës së 227 palestinezëve, përfshirë 64 fëmijë dhe 38 gra?”, pyeti ai.

Më tej duke iu drejtuar senatorit Rick Scott i cili ka përgatitur projektligjin e Republikanëve, Sanders tha se “Senatori Scott nuk beson se humbja e jetës së 227 palestinezëve është një tragjedi. Ndërsa unë besoj se ne duhet të mbajmë zi edhe për humbjen e jetëve të izraelitëve dhe për jetët e humbura të palestinezëve”.

Sulmet izraelite përkeqësojnë edhe më tej situatën në Gaza

Duke shpjeguar se situata në Gaza ka qenë e keqe edhe para sulmeve të fundit, Sanders vuri në dukje se me sulmet izraelite situata në Gaza është përkeqësuar edhe më tej dhe se armëpushimi është i pashmangshëm.

“Nga sulmet izraelite në Gaza janë dëmtuar të paktën 17 spitale ose klinika ndërsa është goditur edhe klinika e vetme ku kryheshin testet për COVID-19”, theksoi Sanders i cili shtoi se që të gjitha këto janë tragjedi dhe se këto duhet të përfundojnë.

“SHBA-ja duhet të bëjë thirrje për armëpushim të menjëhershëm. Besoj se SHBA-ja ka një rol thelbësor në ndërtimin e një të ardhmeje më paqësore dhe më të begattë të botës”, tha Sanders.

Në fjalën e tij i drejtohet Netanyahut

Senatori Sanders, në fjalën e tij i është drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duke thënë: “Kongresi duhet të kuptojë se qeveria e djathtë e Netantyahut për një kohë prej më shumë se 10 vitesh ka rritur formën e një nacionalizmi racist intolerant dhe autoritar në përpjekjen e saj në rritje për të qëndruar në pushtet dhe për t’iu shmangur gjykimit për korrupsion”.

Më tej pasi ka mbrojtur idenë e tij se Netanyahu ka legjitimuar edhe ekstremistët, Sanders tha se SHBA-ja duhet të kuptojë atë çfarë ndodh në politikën e Izraelit.

Në fund të fjalës së tij Sanders tha se pret mbështetje nga të gjithë senatorët për projektligjin i cili bën thirrje për armëpushim emergjent.

Kategoritë
BotaLajme