Sera më e madhe në SHBA dhe ndikimi në ushqime, çfarë do të ndodhë në të ardhmen

Në ultësirën e maleve Appalachian, qyteti i vogël Morehead është shtëpia e serave më të mëdha në SHBA. Por objektivi është më shumë se vetëm një  serë në oborrin e shtëpisë; ky operacion i teknologjisë së lartë përdor robotikë, inteligjencë artificiale (AI) dhe të dhëna për të prodhuar deri në 22 milion kg domate në vit, shkruan CNN

Popullsia globale do të rritet në rreth 10 miliardë njerëz deri në vitin 2050, dhe OKB parashikon që ne do të kemi nevojë të prodhojmë 70% më shumë ushqim.   Jonathan Webb, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i AppHarvest, beson se serat nga AI janë një zgjidhje.

E ndërtuar në vitin 2020, AppHarvest tha se serra e saj  përdor 90% më pak ujë. Dritat LED përdoren për të zëvendësuar dritën natyrale. Duke përdorur 300 sensorë dhe AI, objekti mbledh të dhëna nga mbi 700,000 bimë dhe kultivuesit mund të monitorojnë nga distanca mikroklimën për të siguruar që të bimët të marrin sasinë ideale të ushqyesve dhe ujit., raporton abcnews.al

Robotët e AppHarvest vlerësojnë se cilat domate janë mjaft të pjekura për tu korrur, dhe pastaj i zgjedhin dhe i presin duke përdorur krahët e tyre robotikë. AppHarvest shpreson të përmirësojë efikasitetin dhe të minimizojë emetimet e karbonit  duke përdorur burime të rinovueshme të energjisë në të ardhmen.

Kategoritë
BotaLajme