Serbët janë shuan familjen, shuhet një simbol tragjik i Srebrenicës

Ka ndërruar jetë një tjetër simbol i Srebrenicës, nja nga ato gra që frymonin vetëm, pasi famijen jua kishte shuar serbi në luftë. Hanifa Đogaz humbi gjithçka gjatë agresionit serb në Bosnjë.

72-vjeçarja humbi djemtë e saj Samir dhe Sabahudin në gjenocidin e Srebrenicës, si dhe vajzën Subhija, përfshirë dhe burrin Hamed.

Gjatë vitit 2002, ajo u kthye në Srebrenicë, duke jetuar vetëm.

“Unë jetoj vetëm. U ktheva në 2002. Jetoja këtu me fëmijët e mi. U ktheva vetëm. Fëmijët u vranë. Dy djemtë e mi, vajzë dhe burri m’u vranë.

Vajza u vra nga një granatë, dhe djemtë dhe burri nga rënia e Srebrenicës. U ktheva për të vdekurit, për kockat e tyre. Eshtë e vështirë, nuk ke me kë të flasësh.

Ne u ndamë në Potocari. Djali i madh më përqafoi, më puthi dhe më tha: ‘Mami, shihemi në Tuzla. Asnjëherë nuk u pamë më. Ata ishin 18 dhe 20 vjeç”, tha Hanifa në një rrëfim të saj kohë më parë.

Tashmë, edhe ajo e mbylli ciklin e një jete, me 25 vite tragjizëm. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni