Serbi, arrijnë edhe 50.000 doza të vaksinës ruse Sputnik V

Ministri serb për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Nenad Popoviç, theksoi se vaksinat arritën nga fabrika “Biokad” në Shën Petersburg.

Edhe 50.000 doza të vaksinës ruse kundër koronavirusit (COVID-19) Sputnik V arritën në Serbi.

Ministri serb për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Nenad Popoviç, theksoi se vaksinat arritën nga fabrika “Biokad” në Shën Petersburg, ku para dy muajve, në prani të kreut shtetëror rus, u ngrit linja e prodhimit të vaksinave.

Ai shprehu kënaqësinë meqë sipas tij dërgesa e vaksinave nga Rusia po zbatohet sipas dinamikës së dakorduar.

“Jemi dakorduar për blerjen e dy milionë vaksinave nga Rusia. Pres që deri në fund të marsit, gjegjësisht, gjatë gjysmës së parë të prillit, e gjithë sasia e rënë dakord e vaksinave të dorëzohet në Serbi”, tha Popoviç.

Ministri Popoviç theksoi se vaksinat që arritën në Beograd këtë mëngjes do të dërgohen menjëherë në Institutin Torlak, nga ku do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në të gjithë Serbinë.

Në Serbi dje arritën edhe 150.000 doza të vaksinës “AstraZeneca”, ndërsa në këtë vend vaksinimi bëhet edhe me vaksinën kineze Sinopharm dhe vaksinën Pfizer.

Kategoritë
BotaLajme