Serbi i dënuar për vrasje: Kemi punuar me urdhër të Aleksandër Vuçiçit

Udhëheqësi i grupit kriminal, njëkohësisht i akuzuar si i përfshirë në shtatë vrasje, Veljko Belivuk i ka thënë prokurorit se ka punuar për shtetin, me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Mediat serbe bëjnë me dije se Belivuk këtë e ka konfirmuar gjatë mbrojtjes së tij në lidhje me hetimin për dy vrasje të tjera, përkatësisht likuidimin e Goran Mihajloviçit dhe Nikola Mitiçit..

Ndër të tjera bëhet me dije se ai ka mohuar vrasjet, duke thënë se grupi i tifozëve “Principi” është formuar për nevoja dhe me urdhër të Vuçiçit.

Krimineli serb ndër të tjera ka folur për marrëdhëniet me presidentin serb, për të cilin tha se e “ka goditur familjen e tij”.

Nëse dikush do të ishte sjellë në mënyrë më njerëzore, po të mos kishte prekur familjen, sikurse unë nuk e kam prekur familjen e askujt, ndoshta do të ishte ndryshe”, është shprehur ai në dëshminë e tij para Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

I njohur ndryshe si Velja Nevolja, po ashtu ka thënë se me urdhër të politikës së bashku me Zvonko Veselinoviçin dhe Aleksandar Stankoviçin (Sale Mutavi) ka dërguar huliganët e tij për demoluar objektet në rrugën Hercegovaçka në Beograd, duke paralajmëruar se do të japë më shumë detaje për lidhjen e tij biznesore me organet e shtetit.

Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që Belivuk jep detaje të marrëdhënies së tij me shtetin, lind pyetja se çfarë ai mund të zbulojë më tepër, pasi që lista e rasteve të tilla që publiku serb dyshon është e gjatë. /abcnews.al

Kategoritë
LajmeRajoni