Serbi që hoqi flamurin shqiptar në Beograd: Kisha mllef

Nikola Keljanovic, 22 vjeçari serb që pranoi heqjen e flamurit shqiptar në Beograd ka folur për mediat shqiptare.

Ai pranoi autorësinë e veprës me justifikimin se as në Tiranë nuk valëvitet ndonjë flamur serb, por mohoi që të ketë tentuar të djegë flamurin tonë.

Më tej 22 vjeçari tregoi se ka miq shqiptarë dhe se ka respekt për vendin tonë, por pavarësisht të gjithave nuk pranoi të kërkonte falje publike.

I pyetur nga Anaid Kaloti se si do të reagonte nëse do të shihte një shqiptar të veshur kuq e zi në mes të Beogradit, Keljanovic tha: “Njësoj siç do të silleshit ju nëse një serb do të ecte nëpër Tiranë me flamurin serb të stampuar në veshje”.

Kategoritë
LajmeRajoni