Serbi, shembulli i Putinit për Kosovën shkakton reagime

Disa gazeta lokale publikuan lajme mbi temën me tituj si, “Putini luan me Kosovën”, “Putini i goditi Serbisë pas shpine”, “E shiti Kosovën për Donbasin”, “Kartat u shpalosën, vetëm interes”, “Festime në Sarajevë, Prishtinë dhe Zagreb”

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili dha shembullin e Kosovës për rajonin e Donbasit të Ukrainës, shkaktoi reagime në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gazetat e afërta me qeverisë serbe kritikuan ashpër dhënien e shembullit të pavarësisë së Kosovës nga Putin për Donbasin gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në Moskë.

Disa gazeta lokale publikuan lajme mbi temën me tituj si, “Putini luan me Kosovën”, “Putini i goditi Serbisë pas shpine”, “E shiti Kosovën për Donbasin”, “Kartat u shpalosën, vetëm interes”, “Festime në Sarajevë, Prishtinë dhe Zagreb”.

Presidenti rus Putin iu referua nenit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për “të drejtën e shoqërive për vetëvendosje” pasi Guterres përcaktoi operacionet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës si “pushtim”.

Putin, duke thënë se pavarësia e Kosovës është njohur nga shtetet perëndimore dhe ky është vendimi i gjykatës ndërkombëtare, tha se Kosova është shembull për Donbasin.

Qëndrimi i presidentit serb në luftën Rusi-Ukrainë

Në Serbi, qeveria e presidentit Aleksandër Vuçiç kishte mbështetur rezolutat që dënonin Rusinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, por refuzoi të merrte pjesë në sanksionet anti-ruse të BE-së.

Vuçiç, duke folur për kanalin lokal TV Pink, deklaroi se pikëpamjet e tij personale për luftën në Ukrainë ndryshojnë nga pikëpamja zyrtare e shtetit serb, se Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe se vendosja e sanksioneve do t’i kushtonte parimeve të Serbisë.

Kategoritë
BotaLajme