Serbi, Vuçiç fiton zgjedhjet presidenciale

“I jam falënderues popullit tim dhe në procesin e ardhshëm duhet të arrijmë shumë gjëra duke punuar dhe duke u përpjekur”, tha Vuçiç.

Në një vlerësim lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura dje në Serbi, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka fituar zgjedhjet me 2 milionë e 245 mijë vota, gjegjësisht rreth 59.9-61 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Vuçiç informoi se kandidatët e tjerë kundërshtarë si Zdravko Ponos ka marrë 17.7 për qind, Milosh Jovanoviç 5.9 për qind, Milica Gjurdjeviç Stamenkovski 4.5 për qind, Boshko Obradoviç 4.4 për qind, Stojkoviç 3.15 për qind, Branka Stamenkoviç 2 për qind, Misa Vaçiç 0.9 për qind.

“Lista nën udhëheqjen nga ‘Aleksandar Vuçiç – Së bashku mund të bëjmë gjithçka’ ka fituar 44 për qind të votave rreth 124-125 vende në Parlament”, deklaroi Vuçiç duke shtuar se në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 3.8 milionë qytetarë.

“I jam falënderues popullit tim dhe në procesin e ardhshëm duhet të arrijmë shumë gjëra duke punuar dhe duke u përpjekur”, tha Vuçiç.

Kategoritë
LajmeRajoni