Serbia e bën ligj “Zotin e Drejtësisë”: çdo të bëjnë shqiptarët?

Kuvendi i Serbisë miratoi një sërë ligjesh në fushën e arsimit, ndër të cilat janë ndryshimet në Ligjin për bazat e sistemit arsimor, me të cilat përcaktohet se viti shkollor fillon më 1 shtator me himnin e Serbisë.

Në rast se institucioni arsimor nuk e realizon himnin, do të duhet të paguajë gjobat e parapara prej 100.000 deri në 1 milion dinarë (nga 850 deri në 8.500 euro).

Gjithashtu, drejtori i shkollës, përkatësisht personi përgjegjës, mund të dënohet me gjobë në shumë prej 25.000 dinarë (212) deri në 100.000 dinarë (850 euro), transmeton Tanjug.

“Propozohet që në fillim të punës edukativo-arsimore që zhvillohet gjatë vitit shkollor, i cili fillon më 1 shtator, të interpretohet himni i Republikës së Serbisë, me qëllim të zhvillimit të identitetit kombëtar të nxënësve, si dhe ndërgjegjësimit. dhe ndjenjën e përkatësisë në Republikën e Serbisë.” thuhet në shpjegimi i ligjit.

Por ky projektligj u kritikua nga përfaqësues të kombeve pakicë.

Ndër to ishte dhe Shaip Kamberi, deputeti shqiptar i Luginës, që tha se himni “Zoti i Drejtësisë” nuk mund t’u diktohet etniteteve të tjera.

Por tashmë që intepretimi i tij u bë ligj, edhe nxënësit shqiptarë duhet ta thonë. Përndryshe vjen gjoba.

Kategoritë
LajmeRajoni