Serbia: Sanksionet nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e konfliktit Rusi-Ukrainë

“Nuk mendojmë se politika e sanksioneve është një politikë që do të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit, sepse i kemi kaluar tashmë sanksionet dhe besojmë se deklarata të tilla prekin njerëzit e zakonshëm”, tha kryeministrja serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se vendi i saj nuk beson se sanksionet do të ndihmojnë në përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi një qëndrim të qartë dhe të veçantë. Kemi respektuar tashmë të gjitha deklaratat e BE-së në lidhje me shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por ne nuk i jemi bashkuar vendosjes së sanksioneve kundër Federatës Ruse. Ne nuk mendojmë se politika e sanksioneve është një politikë që do të kontribuojë në zgjidhjen e konfliktit, sepse i kemi kaluar tashmë sanksionet dhe besojmë se deklarata të tilla prekin njerëzit e zakonshëm”, tha Bërnabiq në një konferencë shtypi së bashku me kancelarin austriak Karl Nehamer i cili mbërriti për bisedime në Beograd.

Ajo tha se gjatë takimit është konfirmuar partneriteti dhe miqësia ndërmjet Serbisë dhe Austrisë dhe lidhjet e forta mes dy vendeve, politikisht dhe ekonomikisht.

Ndërkaq, Nehamer tha se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe theksoi nevojën për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ai vuri në dukje se është e rëndësishme që BE-ja të përcaktohej qartë ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë se ato i përkasin Evropës dhe bllokut.

“Marrëdhëniet me Serbinë janë të një rëndësie të madhe për Austrinë. Serbia është një partner i yni i rëndësishëm strategjik dhe gjeopolitik”, tha Nehamer.

Më vonë, Nehamer u takua edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Në takim morën pjesë ministri i Jashtëm Nikolla Selakoviq dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimoviq.

Kategoritë
BotaLajme