Sergey Lavrov: Raportet se po përgatitemi të pushtojmë Ukrainën janë terrorizëm informativ

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi të martën se raportet në lidhje me përgatitjet e vendit të tij për të pushtuar Ukrainën janë terrorizëm informativ.

Sergey Lavrov bëri deklarata në lidhje me krizën Rusi-Ukrainë pas takimit me homologun e tij polak, Zbigniew Rau.

Kryediplomati rus i mohoi kategorikisht pretendimet rreth pushtimit të Ukrainës.

“Të gjitha stërvitjet ushtarake të Rusisë filluan dhe përfunduan siç ishte planifikuar. Ne do të vazhdojmë dialogun me Perëndimin. Shpresoj që mund të arrijmë rezultate nga dialogu me Perëndimin”, tha ai.

Nga ana tjetër, deputetët rusë miratuan vendimin që i rekomandon Presidentit Vladimir Putin të njohë ndarjen e dy rajoneve separatiste lindore (Donjeck e Luhansk) të Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme