Sërish grabitet shtëpia e sulmuesit të PSV-së, Eran Zahavi

Shtëpia e Zahavit në Amstardam u grabit për herë të dytë, derisa sulmuesi 34-vjeçar dhe familja e tij ishin me pushime në Dubai.

Disa grabitës kanë hyrë në shtëpinë e sulmuesit të PSV Eindhoven, Eran Zahavi në Amsterdam të dielën në mbrëmje, derisa lojtari izraelit ishte jashtë vendit për pushime.

Duke cituar mediat holandeze, e përditshmja izraelite “Jerusalem Post” raportoi sot se shtëpia e Zahavit u grabit për herë të dytë, derisa sulmuesi 34-vjeçar dhe familja e tij ishin me pushime në Dubai.

Policia holandeze është në kërkim të dy të dyshuarve.

Në maj, gruaja e Zahavit, Shay dhe fëmijët ishin në shtëpi në Amsterdam për të qenë viktima të grabitjes së armatosur ndërsa të gjithë anëtarët e familjes së tij u lidhën dhe u kapën nga grabitësit.

Thuhet se njëri nga dy grabitësit ishte i veshur me rroba transportuesi për të mashtruar banorët.

Grabitësit plaçkitën shtëpinë për të vjedhur sende personale dhe para dhe më pas u larguan me vrap.

Kategoritë
Sport