Sërish shpërthim në Afganistan, raportohet për një numër viktimash amerikanë dhe civilë afganë

Pentagoni ka konfirmuar shpërthimin e dytë pranë aeroportit të Kabulit dhe “një numër viktimash amerikane dhe civile”, raporton CNN 

Sekretari për shtyp i Pentagonit, John Kirby konfirmoi se kishte të paktën një shpërthim tjetër pranë aeroportit, në ose pranë Hotel Baron.

Ai tha se mund të konfirmojë se shpërthimi në Abbey Gate ishte “rezultat i një sulmi kompleks që rezultoi në një numër viktimash amerikane dhe civile”.

Pamje të rënda të personave që mbetën të plagosur nga ky shpërthim janë publikuar tashmë.

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore i paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist nga organizata terroriste ISIS.

Kategoritë
BotaLajme