Shala takon bashkëluftëtarin e tij: I fituam betejat e luftës, do t’i fitojmë edhe betejat e paqes

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala, është takuar me bashkëluftëtarin, Shaban Bujupi.

“Tregimi për Shaban Bujupin është çdo herë frymëzim e inspirim. Të rralla janë ato familje si e Shaban Bujupit që u vu e tëra në shërbim të luftës çlirimtare. Gjatë tërë luftës kjo familje ishte e mobilizuar tërësisht, edhe me fuqinë njerëzore, edhe me ekonominë familjare”, ka shkruar Shala.

“Shaban Bujupit pak iu duk pushka e vet; ai shumë shpejt në luftë e mori edhe të birin – Besirin, si dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së ngushtë por edhe të gjerë Bujupi.

Babë e djalë luftuan bashkë në çdo istikam, me nderë e heroizëm, deri në çlirimin e plotë të vendit”, tha tutje ai.

“Me Shaban Bujupin kemi fituar shumë beteja të luftës, ndërkaq bashkë do t’i fitojmë edhe betejat e paqes. Ashtu siç ishim të bashkuar në luftës, sot jemi bashkë në procesin e mundimshëm të shtetndërtimit”, përfundoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi