SHBA, 13 të vdekur nga zjarri në një bllok shtëpish në Philadelphia

Dy persona të tjerë mbeten në gjendje kritike, tha media lokale

Një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një bllok shtëpish në Philadelphia, në shtetin amerikan Pennsylvania, ka lënë të vdekur 13 persona, thanë zyrtarët e zjarrfikësve, sipas raportimeve të mediave lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dy persona të tjerë mbeten në gjendje kritike, tha Philadelphia 10, një degë e televizionit lokal NBC.

Departamenti i Zjarrfikësve të Philadelphia-s tha në Twitter se iu përgjigj thirrjes për një zjarr në orën 6:40 të mëngjesit me kohën lokale (1140 GMT) dhe ishte në gjendje ta vinte zjarrin nën kontroll brenda 50 minutave.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë se zjarri është shuar.

Kategoritë
BotaLajme