SHBA, 2.435 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka arritur në mbi 43,23 milionë

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 693.076, prej të cilëve 2.435 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 43,23 milionë, me 110.593 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,7 milionë raste të konfirmuara dhe 68.826 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 213,7 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 185,2 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Kategoritë
BotaLajme