SHBA, 23 specie shpallen të zhdukura

Qukapiku Sqepfildishtë, shpend që gjendej kryesisht në juglindje, në rajonin moçalor të SHBA-së, ishte më i shquari nga speciet e shpallura të zhdukura, së bashku me 22 zogj, peshq dhe specie të tjera

Një qukapik i bukur bardhezi me sqep të gjatë dhe një tufë pendësh të kuqe në kokë është shpallur i zhdukur në SHBA, njoftuan autoritetet e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qukapiku Sqepfildishtë, shpend që gjendej kryesisht në juglindje, në rajonin moçalor të SHBA-së, ishte më i shquari nga speciet e shpallura të zhdukura, së bashku me 22 zogj, peshq dhe specie të tjera.

Specie të tjera, si guaska e sheshtë, një midhje e ujërave të ëmbla, që gjendej gjithashtu në juglindje, është vërejtur rrallë dhe është konsideruar e zhdukur, edhe pse ishte vënë në listën e specieve të rrezikuara vite më parë.

Është e rrallë që Shërbimi Amerikan i Peshqve dhe Kafshëve të Egra deklaroi një specie të zhdukur pasi pamjet e raportuara të qukapikut gjatë viteve të mëparshme u dhanë shpresë vëzhguesve të shpendëve.

Agjencia njoftoi në faqen e saj në internet se është e gatshme të zbatojë një plan rikuperimi nëse ky shpend shihet ndonjëherë përsëri. Por nëse nuk raportohet për ndonjë gjë në tre muajt e ardhshëm, etiketa “e zhdukur” bëhet e përhershme. Mendohet gjithashtu se ky lloj zogu, ose një specie tejet e afërm, mund të ekzistojë ende në Kubë.

Faktorët që qëndrojnë pas 23 zhdukjeve kanë qenë të gjitha të lidhura me njeriun. Ndotja e ujit, zhvillimi, prerjet, konkurrenca nga speciet pushtuese e shkaktuar nga udhëtimet njerëzore, zogjtë e vrarë për pendë ose kafshët e kapura nga koleksionistët privatë ishin të gjithë faktorë që kanë çuar në zhdukjen e specieve.

Një studim në vitin 2019 dhe i raportuar në revistën Science, zbuloi se numri i shpendëve në SHBA dhe Kanada, i vlerësuar rreth 10 miliardë në vitin 1970, kishte rënë për 29 për qind në rreth 7,2 miliardë, ndërsa ky studim po ashtu vinte fajin mbi zhdukjen e habitatit.

Deklarata e sotme shënon numrin më të madh të specieve të shpallura ndonjëherë të zhdukura në të njëjtën kohë.

Që kur Akti i Specieve të Rrezikuara u nënshkrua në ligjin amerikan në vitet 1960, vetëm 11 specie janë shpallur zyrtarisht “të zhdukura”.

Kategoritë
BotaLajme