SHBA dënon sulmin ndaj komplekseve të naftës së Arabisë Saudite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan sulmet kundër Arabisë Saudite të huthive, të mbështetur nga Irani në Jemen.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan sulmet kundër Arabisë Saudite të huthive, të mbështetur nga Irani në Jemen.

“Ne dënojmë sulmet e huthive ndaj infrastrukturës civile në Arabinë Saudite”, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Duke i përshkruar sulmet ndaj objekteve të shpërndarjes së produkteve të naftës së “Aramco” dhe qyteteve të tjera në Xhide si “akte terrorizmi”, Sullivan tha: “Sulmet e sotme mbështeten nga Irani, ashtu si sulmet në rrjetet e shpërndarjes së ujit dhe infrastrukturën e energjisë më 19 dhe 20 mars. Kjo është shkelje e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e dërgimit të armëve në Jemen”.

Ai vuri në dukje se huthitët hodhën poshtë thirrjet e qeverisë së Arabisë Saudite dhe Jemenit për një armëpushim dhe për uljen e përshkallëzimit të tensionim dhe u përgjigjën me akte terrorizmi. Sullivan tha: “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të lehtësuar popullin jemenas. Por kjo do të ndodhë vetëm kur huthitët të pranojnë hapat e ndërmarra nga OKB-ja dhe i dërguari i saj për uljen e tensioneve. Nëse ata bien dakord, do të bëhet realitet”.

Kategoritë
BotaLajme