SHBA dërgon përforcime në fushat e naftës në Siri

Ushtria amerikane dërgoi përmes Irakut përforcime ushtarake në fushat e naftës në Deir ez-Zor dhe Al-Hasakah kundër sulmeve të grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane në ditët e fundit

Ushtria e SHBA-së ka dërguar nga Iraku përforcime për bazat e saj ushtarake që ndodhen në fushat e naftës nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria amerikane dërgoi përmes Irakut përforcime ushtarake në fushat e naftës në Deir ez-Zor dhe Al-Hasakah kundër sulmeve të grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane në ditët e fundit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në Al-Hasakah, elementët e SHBA-së të vendosur në Irak dje dërguan një autokolonë ushtarake prej të paktën 30 kamionësh të cilët kaluan nga pika kufitare Al-Waleed për në bazën Al-Shaddadah në Al-Hasakah dhe sot që nga aty në fushën e naftës Omer.

Në autokolonën e shoqëruar nga dy helikopterë nga ajri dhe nga terroristët e YPG/PKK-së nga toka ishin të përfshirë automjete të tipit Hummer për transportimin e personelit, kontenierë të mbyllur, tanke dhe makineri pune.

Me 5 janar, nga rajoni Al-Mayadin në qytetin Deir ez-Zor në lindje të vendit, ku grupet e huaja terroriste me mbështetje iranianë janë të pranishme, u krye një sulm me raketa përreth fushës së naftës Omer ku janë të vendosur forcat e SHBA-së.

Si pasojë e sulmit të kryer me rreth 10 raketa nuk u shkaktua ndonjë dëm në fushën e naftës, ndërsa forcat e SHBA-së në kundërpërgjigje të kësaj vendosën në objektiv me artileri topash rajonin Al-Mayadin.

Kategoritë
BotaLajme