ShBA do të rishikojë fshehtësinë e dokumenteve për sulmet e 11 Shtatorit

Departamenti amerikan i Drejtësisë do të bëjë një rishikim të ri të dosjet që lidhen me sulmet e 11 shtatorit 2001, dhe dokumentet e klasifikuara do t’i ndajë fillimisht me familjeve të viktimave.

Administrata e Presidentit Joe Biden deklaroi se do të rishikojë vendimin në lidhje me dosjet që kanë të bëjnë me sulmet terroriste të 11 Shtatorit dhe dokumentet që vlerësohen ende të klasifikuara nga qeveria amerikane do t’i ndajë me familjet e viktimave.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se do t’u ofrojë më shumë informacion familjeve të viktimave të 11 Shtatorit në lidhje me sulmet.

Javën e kaluar rreth 1.800 amerikanë, përfshirë të afërmit e viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit, nënshkruan një letër drejtuar Presidentit amerikan Joe Biden, në të cilën ata i kërkuan atij të mos merrte pjesë në ceremonitë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të tragjedisë për sa kohë ai vazhdon të klasifikojë disa dokumente mbi rrethanat e sulmeve.

Qeveria amerikane kritikohet për fshehjen e këtyre dokumenteve, pasi ato përmbajnë dëshmi mbi rolin e Arabisë Saudite në sulmet e 11 Shtatorit.

Me qindra njerëz nga familjet e viktimave kanë ngritur padi kundër Arabisë Saudite, me akuzën se ky vend është përfshirë në sulmet e 11 Shtatorit, por Riadi i mohon këto akuza.

Shtëpia e Bardhë tha se administrata e Biden është e angazhuar për “transparencë maksimale brenda kuadrit ligjor”.

Presidenti amerikan Joe Biden përshëndeti vendimin e Departamentit të Drejtësisë, i cili është zotuar të bëjë një rishikim të ri të dokumenteve dhe t’i ndajë ato me familjet e viktimave.

Në sulmet terroriste të 11 Shtatorit që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ishin rrëmbyer 4 avionë pasagjerësh, nga të cilët 2 u përplasën me Kullat Binjake.

Avioni i tretë (American Airlines Flight 77), i rrëmbyer nga pesë terroristë, u drejtua në ndërtesën e Pentagonit pranë Uashingtonit.

Avioni i katërt (United Airlines Flight 93) u rrëzua nga një F-16 në një fushë në Pensilvani.

Si pasojë e sulmeve terroriste kishin humbur jetën rreth 3 mijë njerëz.

Kategoritë
BotaLajme