SHBA-ja dhe Rusia shkëmbyen të burgosurit në Turqi (Video)

Ndërsa tensionet vazhdojnë ende në rajon, Uashingtoni dhe Moska shkëmbyen reciprokisht ish-marinsin amerikan, Trevor Reed dhe pilotin rus, Konstantin Yaroshenko.

Shkëmbimi u realizua në Turqi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e falënderuan Turqinë për përpjekjet e saj në këtë drejtim.

“Teksa mirëpresim në shtëpi Trevor Reed, ne i jemi mirënjohës Turqisë për rolin e saj që mundësoi kthimin e tij të sigurt. Ne e çmojmë ndihmën e partnerëve tanë turq për këtë çështje të rëndësishme”, deklaroi Jake Sullivan, këshilltar i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Reed qe dënuar në vitin 2019 për vënien në rrezik të jetës së dy oficerëve të policisë teksa ishte në gjendje të dehur gjatë një vizite në Moskë.

Kurse Yaroshenko qe dënuar në SHBA nën akuzën e trafikimit të drogës.

Kategoritë
BotaLajme