SHBA-ja do të fillojë të evakuojë shtetasit afganë që ndihmuan ushtrinë amerikane

Operacioni “Allies Refugee” do të fillojë zhvendosjen e shtetasve afganë dhe familjeve të tyre në javën e fundit të korrikut, tha një zyrtar amerikan

SHBA-ja do të fillojë evakuimin e shtetasve afganë që ndihmuan ushtrinë amerikane dhe partnerët e saj gjatë luftës 20-vjeçare në Afganistan, tha një zyrtar amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Operacioni “Allies Refugee” do të fillojë zhvendosjen e shtetasve afganë dhe familjeve të tyre në javën e fundit të korrikut, tha zyrtari i lartë i administratës amerikane në një deklaratë dërguar AA-së.

Zyrtari nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht për këtë çështje.

Ambasadorja Tracey Jacobson do të drejtojë njësinë e Departamentit të Shtetit që do të mbikëqyrë operacionin.

Kategoritë
BotaLajme