ShBA-ja i ka thënë Izraelit t’i pakësojë sulmet: Ka ankesa globale, koha s’është në anën tuaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e kanë inkurajuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Izraelit që t’i pakësojnë sulmet në Gaza, tha të martën një person me njohuri rreth këtyre diskutimeve.

Siç raporton gazeta britanike, Daily Mail, zyrtarë të lartë të administratës amerikane kanë theksuar para izraelitëve të hënën dhe të martën se koha nuk është në anën e tyre në aspektin e ankesave ndërkombëtare rreth sulmeve ajrore izraelite dhe raketave të Hamasit dhe se është në interesin e tyre që t’i pakësojnë sulmet së shpejti, sipas këtij zyrtari, që nuk ishte i autorizuar t’i komentojë bisedimet private dhe i cili foli në kushte anonimiteti.

Sipas zyrtarit, anëtarët e kabinetit të qeverisë amerikane kanë shkuar edhe më tej duke i dërguar mesazhe Netanyahut. Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, Bideni ka shprehur përkrahje për armëpushim në telefonatën me Netanyahun të hënën.

Kategoritë
BotaLajme