SHBA-ja: Nuk kemi drejtuar refugjatët afganë në ndonjë vend specifik, përfshirë Turqinë

“Nuk kemi drejtuar askënd në ndonjë vend specifik, përfshirë Turqinë. Na vjen keq për shqetësimin që kanë shkaktuar deklaratat lidhur me mundësinë e udhëtimit të afganëve në Turqi”, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se nuk i kanë drejtuar refugjatët afganë në asnjë vend, përfshirë Turqinë.

Në një konferencë ditore për shtyp, Price shprehu “keqardhje” nga shqetësimi që kanë shkaktuar deklaratat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndaj pyetjes për reagimin e Turqisë lidhur me deklaratën e SHBA-së për vendet e treta dhe zgjerimin e programit të saj për refugjatët afganë, Price deklaroi: “Dëshiroj të theksoj se drejtimi ose nxitja e individëve që kërkojnë mbrojtje në zona të sigurta nuk është politikë e qeverisë së SHBA-së.

“Nuk kemi drejtuar askënd në ndonjë vend specifik, përfshirë Turqinë. Na vjen keq për shqetësimin që kanë shkaktuar deklaratat lidhur me mundësinë e udhëtimit të afganëve në Turqi”, tha

Price më tej theksoi se i janë mirënjohës Turqisë e cila ka strehuar mbi 4 milionë refugjatë të ardhur nga Siria, Iraku, Afganistani, Irani dhe vende të tjera.

Kategoritë
BotaLajme