SHBA: Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave strategjike bërthamore të Rusisë

Kirby deklaroi se nuk kanë parë ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave ruse bërthamore që nga udhëzimi i presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur në vigjilent forcat strategjike, përfshirë forcat bërthamore.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), John Kirby deklaroi se nuk kanë parë ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave ruse bërthamore që nga udhëzimi i presidentit rus Vladimir Putin për të vendosur në vigjilent forcat strategjike, përfshirë forcat bërthamore.

“Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave strategjike bërthamore të Rusisë dhe sigurisht që ne po e ndjekim këtë nga afër si çdo ditë. Duhet të theksoj gjithashtu se Sekretari (Lloyd) Austin është i sigurt në parandalimin tonë strategjik dhe është rehat në çështjen e mbrojtjes së vendit tonë”, tha ai.

Kurse Presidenti francez, Emmanuel Macron duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për sigurinë e objekteve bërthamore në Ukrainë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, deklaroi se vendi i tij thirri Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në një takim urgjent.

Në një deklaratë me shkrim nga Pallati Elysee, theksohet se Macron dënoi ashpër çdo sulm ndaj objekteve bërthamore të forcave ruse.

Trupat ruse filluan një sulm në Ukrainë më 24 shkurt.

Delegacionet e dy palëve u ulën në tryezën e bisedimeve për herë të dytë të enjten dhe ranë dakord për krijimin e një korridori humanitar rajonal për evakuimin e civilëve.

Kategoritë
BotaLajme