ShBA paralajmëron për rrezikun e një sindrome të rrallë nga vaksinat J&J

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), agjencia amerikane e sigurisë së barnave, ka lëshuar një paralajmërim të ri për vaksinën kundër Covid-19 Johnson & Johnson, duke deklaruar se mund të mbartë rrezikun e një gjendje të rrallë neurologjike të njohur si sindroma Guillain-Barré.

Rreziku është tre deri në pesë herë më i lartë midis atyre të vaksinuar me J&J sesa popullata e përgjithshme në SHBA.

Rreth 100 raste janë identifikuar deri më tani, kryesisht te burrat, shumë prej tyre të moshës 50 vjeç e lart. Mediat ndërkombëtare raportojnë se shumica janë shëruar, por është regjistruar edhe një vdekje, shkruan a2news.

Ndërkohë, EMA thotë se “po analizon të dhënat e siguruara” nga Johnson & Johnson “mbi rastet e sindromës Guillain-Barre (Gbs) të raportuara pas vaksinimit” me serum dhe i ka kërkuar J&J të sigurojë “të dhëna të hollësishme të mëtejshme”.

Kategoritë
BotaLajme