SHBA – Qindra njerëz protestojnë përpara Shtëpisë së Bardhë në mbështetje të Ukrainës

Qindra njerëz u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të demonstruar në mbështetje të Ukrainës, duke denoncuar sulmet e Rusisë.

Protestuesit, kryesisht ukrainas, u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington, DC, për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin ukrainas dhe Presidentin Vladimir Zelenskiy.

Demonstruesit brohoritën parulla të ashpra veçanërisht kundër Presidentit Vladimir Putin dhe shprehën reagimin e tyre ndaj Rusisë duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej “Ndalo luftën”, “Ne solidarizohemi me Ukrainën” dhe “Tani është koha për paqe”.

Gjatë demonstratës, e cila u mbajt në mënyrë paqësore, njerëz të nacionaliteteve të ndryshme si dhe ukrainasit morën pjesë në demonstratë dhe shprehën mbështetjen e tyre për popullin ukrainas.

Në Romë të Italisë dhe në Novi Sad të Serbisë pati gjithashtu protesta kundër sulmeve ruse në Ukrainë dhe demonstrata të mbështetjes për Ukrainën.

Trupat ruse filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme