SHBA – Rreth 200 mijë hektarë pyje janë djegur në zjarrin që ra në Kaliforni

Rreth 200 mijë hektarë pyje në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u dogjën në zjarrin e quajtur “Dixie” që vazhdon për gati 1 muaj.

Ndërkohë që zjarret, që filluan më 13 gusht në veriperëndim të Kalifornisë, shkatërruan 198 mijë hektarë pyje, u arrit të mbahen nën kontroll vetëm 21 përqind e tyre.

Lajmi i mirë në këtë fatkeqësi, që u regjistrua si zjarri i dytë më i madh në historinë e shtetit, ishte heqja e tymit të trashë nga zona dhe ri-disponueshmëria e ajrit për avionët zjarrfikës.

Oficeri i Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (Cal Fire) Ryan Bain deklaroi se “Aktivitetet e zjarrit do të përshpejtohen në një mot të tillë. Por, lajmi i mirë është se mund të përdoren sërish avionët zjarrfikës”.

Zjarri Dixie dëmtoi një zonë më të madhe të pyllëzuar se Los Angeles dhe Kaliforni dhe shkatërroi më shumë se 680 ndërtesa, raportuan mediat amerikane.

Kategoritë
BotaLajme