SHBA, rritet numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës në Florida

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizoi ndihmën federale për të ndihmuar shtetin dhe përpjekjet lokale

Numri i të vdekurve nga shembja e pjesshme e një ndërtese në shtetin amerikan Florida u rrit në katër teksa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat në qytetin Surfside, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryebashkiakja e qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, tha se 159 njerëz mbeten të pagjetur teksa ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kërkojnë në rrënojat prej betoni dhe metali të ndërtesës 12-katëshe Champlain Towers South, ndërsa janë gjetur rreth 120 persona.

Cava tha se të ekipet e para kanë punuar gjatë natës si mbi tokë ashtu edhe poshtë në një garazh nëntokësor parkimi që po përdoret për të hyrë në rrënoja.

Kryebashkiaku i qytetit Surfside, Charles Burkett, dje shprehu skepticizëm për të mbijetuar në rrënoja për shkak të natyrës së shembjes në mëngjesin e hershëm, të cilin ai e përshkroi si ndërtesë të shtypur me kate individuale që binin mbi njëri-tjetrin.

Pas mesnatës, presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe autorizoi ndihmën federale për të ndihmuar shtetin dhe përpjekjet lokale.

Cava falënderoi Biden-in për veprimin, duke thënë se kjo do të ndihmojë në përpjekjet e rimëkëmbjes dhe ndihmën për familjet.

Njëqind e tridhjetë zjarrfikës po ndihmojnë në operacion, duke shoshitur rrënojat, thanë zyrtarët.

“Kjo punë është duke u bërë në rrezik ekstrem për këta individë. Rrënojat po bien mbi ta teksa ata kryejnë punën e tyre. Ne kemi inxhinierë të strukturës në vend për të siguruar që ata nuk do të lëndohen, por ata po vazhdojnë sepse ata janë kaq të motivuar dhe ata po rrezikojnë jashtëzakonisht në skenë çdo ditë”, tha Cava.

Kategoritë
BotaLajme