SHBA, shkon në 365.740 numri i të vdekurve nga COVID-19

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 232.852, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 21.588.382

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 356.740, prej të cilëve 3.601 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 232.852, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 21.588.382.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 12,86 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 261,8 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,5 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 38.718 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,37 milionë raste dhe Brazili me mbi 7,81 milionë.

Kategoritë
BotaLajme