SHBA, shkon në mbi 492.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA ka tejkaluar 492 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 103.028, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28.108.584.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 18,41 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka shkuar në mbi 332,13 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,45 milionë raste të konfirmuara. Po ashtu, Kalifornia tejkaloi New York-un për nga numri i vdekjeve dhe tani radhitet e para me 46.379 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,89 milionë raste dhe Brazili me mbi 9,76 milionë.

Kategoritë
BotaLajme