SHBA, tejkalon 816 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Me 271.031 raste në dy ditët e fundit ka arritur në 52.496.031 numri i rasteve ndërsa me 4.367 vdekje në 48 orët e fundit ka arritur në 816.436 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19

Në SHBA ka tejkaluar 816 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” me 271.031 raste në dy ditët e fundit ka arritur në 52.496.031 numri i rasteve ndërsa me 4.367 vdekje në 48 orët e fundit ka arritur në 816.436 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Me mbi 5 milionë e 289 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth 4 milionë e 477 mijë dhe Florida me mbi 3 milionë e 907 mijë.

Po ashtu me 76.126 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 75.322 vdekje dhe Florida me 62.347 vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 77.4 për qind e popullatës mbi 5-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 65.6 për qind dozën e dytë. Ndërkohë kanë marrë dozën përforcuese 31.5 për qind e atyre që kanë përfunduar vaksinimin.

Mbi 241 milionë persona në vend kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 204 milionë të tjerë dozën e dytë dhe mbi 64 milionë dozën përforcuese.

Në faqen e internetit të CDC thuhet se për shkak të pushimit të Krishtlindjeve përditësimi i të dhënave ditore do të vazhdojë nga dita e hënë.

Kategoritë
BotaLajme