SHBA tejkalon Kinën dhe Italinë me numër të rasteve me COVID-19

Numri i të infektuarve në SHBA është rritur për 12.982 në gjashtë orët e fundit dhe ka shkuar në 82.179, ndërsa ai i të vdekurve në 1.177 me 131 viktima të reja.

Me gjithsej 82.179 të infektuar, SHBA ka tejkaluar Kinën dhe Italinë për t’u bërë vendi me më së shumti raste të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i të infektuarve në SHBA është rritur për 12.982 në gjashtë orët e fundit dhe ka shkuar në 82.179, ndërsa ai i të vdekurve në 1.177 me 131 viktima të reja.

Dje numri i rasteve me COVID-19 në SHBA ishte 55.238, ndërsa ai i viktimave 802.

Aktualisht, Kina radhitet e dyta në botë në listën e rasteve, me gjithsej 81.285, dhe Italia e treta me 80.589 raste.

Shteti i New Yorkut mbetet rajoni më i prekur nga virusi në SHBA, me 37.738 raste dhe 385 viktima, ndërsa pas tij vijojnë New Jersey me 6.876 dhe California me 3.829 raste.

Kategoritë
BotaLajme