ShBA thotë se Rusia ka grumbulluar rreth 190 mijë trupa afër Ukrainës

Grumbullimi i personelit ushtarak të Rusisë që kërcënon Ukrainën ndoshta arrin në 190 mijë trupa, ka thënë ambasadori i ShBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Ne vlerësojmë se Rusia ka të ngjarë të ketë grumbulluar midis 169,000-190,000 personel në dhe afër Ukrainës në krahasim me rreth 100,000 më 30 janar,” tha Michael Carpenter në një takim të OSBE-së mbi krizën në Ukrainë, në të cilin Rusia nuk mori pjesë, duke iu referuar zonave kufitare dhe Gadishulli i Krimesë i aneksuar nga Moska, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

“Ky është mobilizimi më i rëndësishëm ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore” thotë mes tjerash ai.

Kategoritë
BotaLajme