SHBA urdhëron stafin e ambasadës të tërhiqet nga Kievi

Departamenti amerikan i shtetit ka urdhëruar shumicën e stafit të ShBA-së që të tërhiqen nga Ambasada në Kiev.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimit të Ambasadës së ShBA-së në Ukrainë, përcjell Klankosova.tv.

Madje në këtë njoftim thuhet se amerikanë nuk duhet të udhëtojnë për në Ukrainë dhe ata që janë atje, duhet të kthehen menjëherë.

“Departamenti i Shtetit urdhëroi largimin e shumicës së punonjësve të SHBA-së nga Ambasada në Kiev për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm të veprimit ushtarak rus. Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë dhe ata që janë atje, duhet të nisen menjëherë duke përdorur mundësi transporti komercial ose privatisht të disponueshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se departamenti ka autorizuar më parë largimin vullnetar të punonjësve të SHBA-së atje dhe ka urdhëruar largimin e anëtarëve të familjes që kualifikoheshin më 23 janar të këtij viti.

Kategoritë
BotaLajme