Shefat e diplomacisë ruse dhe amerikane të enjten takohet në Gjenevë

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Lavrov tha se dy diplomatët do të diskutojnë zhvillimet e fundit lidhur me propozimet e Rusisë mbi garancitë e sigurisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka njoftuar se ai planifikon që të enjten në Gjenevë të takojë sekretarin e shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Lavrov tha se dy diplomatët do të diskutojnë zhvillimet e fundit lidhur me propozimet e Rusisë mbi garancitë e sigurisë.

“Një takim i tillë është planifikuar për këtë javë, më 24 shkurt në Gjenevë. Ne do të udhëhiqemi nga qëndrimet që ju keni miratuar dhe që ju mbroni në kontaktet me homologët tuaj dhe sigurisht do t’i promovojmë në mënyrë aktive në nivel të Ministrisë së Punëve të Jashtme”, i raportoi ministri Lavrov presidentit Vladimir Putin.

Më 18 shkurt, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Blinken pranoi thirrjen nga Lavrov për t’u takuar, por theksoi se ky plan mbetet në fuqi vetëm nëse Rusia përmbahet nga pushtimi i Ukrainës.

Tensionet janë rritur në mënyrë dramatike në Ukrainën lindore javën e kaluar, me raportime për një numër në rritje të shkeljeve të armëpushimit, incidente të shumta të bombardimeve dhe evakuimin e civilëve nga rajonet separatiste pro-ruse të Donetsk dhe Luhansk.

Vendet Perëndimore akuzojnë Rusinë për grumbullimin e më shumë se 100 mijë trupave pranë Ukrainës, duke shkaktuar frikë se ajo mund të planifikojë një ofensivë ushtarake kundër fqinjit të saj ish-sovjetik

Moska në mënyrë të përsëritur ka mohuar çdo plan për të pushtuar Ukrainën dhe ka akuzuar vendet perëndimore për minimin e sigurisë së Rusisë përmes zgjerimit të NATO-s drejt kufijve të saj.

Kategoritë
BotaLajme