Shefave të kafeterive në Britani do t’u ndalohet me ligj t’i mbajnë bakshishet e punëtorëve

Qeveria në Britaninë e Madhe po planifikon që t’ua ndalojë shefave të restoranteve, kafeneve dhe klubeve të natës që t’i marrin bakshishet e lëna nga klientët për stafin.

Sipas ministrit të Tregjeve të Punës, Paul Scully, ky vendim do të bëjë që bakshishet t’u shkojnë atyre që punuan për to.

Të gjitha ata punëdhënës që do të shkelin rregullat e reja, do të kompensojnë punëtorët dhe do të dërgohen në gjykatë.

Legjislacioni i ri Pritet të hyjë në fuqi brenda vitit të ardhshëm.

Para disa vitesh, restorantet atje u akuzuan për mbajtjen e bakshisheve, duke nxitur reagime të ashpra në Kuvend.

Kategoritë
BotaLajme