Shefi i diplomacisë turke do të vizitojë Rusinë dhe Ukrainën për bisedime

Erdoğan po ashtu njoftoi se të mërkurën në Ankara ai do të takojë homologun e tij polak, Andrezej Duda

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, është vendosur të vizitojë Rusinë dhe më pas edhe Ukrainën mes përpjekjeve diplomatike në vazhdim për t’i dhënë fund luftës midis dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të kabinetit presidencial në Ankara, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi se Çavuşoğlu do të zhvillojë bisedime në Moskë para se të udhëtojë në Ukrainë të enjten.

Erdoğan po ashtu njoftoi se të mërkurën në Ankara ai do të takojë homologun e tij polak, Andrezej Duda.

Lufta Rusi-Ukrainë, që filloi më 24 shkurt, ka tërhequr dënimin ndërkombëtar, si dhe ka çuar në sanksione financiare ndaj Moskës dhe ka shkaktuar një eksod të kompanive globale nga Rusia.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 636 civilë janë vrarë dhe rreth 1.100 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ndërkohë mbi 3 milionë ukrainasë janë larguar në vendet fqinje.

Kategoritë
BotaLajme