Shefi i mbrojtjes turke: Greqia po angazhohet në veprime provokuese dhe agresive

Në lidhje me qindra azilkërkues të kthyer mbrapa nga autoritetet greke në muajt dhe vitete fundit, Akar tha se përpjekja për të shpuar dhe qëlluar barkat e personave të pambrojtur në mes të detit është “krim i rëndë kundër njerëzimit” dhe imoral

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka deklaruar se Greqia po përfshihet në veprime provokuese dhe agresive në rajon, ndërsa në të kundërtën Turqia po kryen të gjitha aktivitetet e saj në një “mënyrë të arsyeshme, logjike dhe të qetë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Derisa ne po veprojmë në këtë mënyrë, Greqia po angazhohet në veprime dhe retorikë që janë provokuese, agresive dhe ngenë tensione”, tha Akar përmes video-konferencës në një takim me zyrtarë të lartë ushtarakë.

Në lidhje me qindra azilkërkues të kthyer mbrapa nga autoritetet greke në muajt dhe viteve fundit, Akar tha se përpjekja për të shpuar dhe qëlluar barkat e personave të pambrojtur në mes të detit është “krim i rëndë kundër njerëzimit” dhe imoral.

Turqia dhe grupet e të drejtave të njeriut në mënyrë të përsëritur kanë dënuar praktikën e paligjshme të Greqisë për kthimin mbrapa të azilkërkuesve, duke theksuar se kjo lëvizje shkel vlerat humanitare dhe ligjin ndërkombëtar, si dhe rrezikon jetën e emigrantëve të cenueshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.

Duke theksuar se lufta kundër terrorizmit në Siri dhe në Irakun verior vazhdon me vendosmëri pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve të motit, shefi i mbrojtjes turke tha se përpjekjet kundër-terroriste të Turqisë po kryhen në mënyrën duke i respektuar të drejtat dhe kufijtë e vendeve fqinje.

“Ka një kolaps serioz në grupin terrorist PKK”, tha ai, duke shtuar se që nga fillimi i këtij viti Turqia ka neutralizuar gjithsej 2.481 terroristë.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme kundër-terroriste përtej kufirit të saj në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve në ato rajone.

Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, respektivisht përtej kufirit jugor të Turqisë për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.

Kategoritë
LajmeRajoni