Shefi i OKB-së e shpall të suksesshëm thirrjen ndaj Afganistanit me premtime mbi 1 miliard dollarë

“Janë bërë më shumë se 1.1 miliard dollarë premtime, por nuk mund t’ju them numrin e saktë që korrespondon me thirrjen e shpejtë në vetvete”, tha Guterres në një konferencë për media

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, e ka shpallur të suksesshme thirrjen për situatën humanitare të Afganistanit në Gjenevë, pasi në takimin e posaçëm ministror të nivelit të lartë u premtuan një ndihmë prej mbi 1 miliard dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Janë bërë më shumë se 1.1 miliard dollarë premtime, por nuk mund t’ju them numrin e saktë që korrespondon me thirrjen e shpejtë në vetvete. Kjo konferencë ka përmbushur plotësisht pritjet e mia në lidhje me popullin e Afganistanit”, tha Guterres në një konferencë për media.

Guterres po ashtu tha se OKB-ja do të përdorë ndihmën financiare si një ngritje për garancitë e të drejtave të njeriut nga talebanët, të cilët javën e kaluar njoftuan një qeveri të re të përkohshme.

Konferenca e shpejtë kishte 156 pjesëmarrës, përfshirë 96 vende anëtare të OKB-së të përfaqësuara në nivel ministror, me tre organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe 22 organizata joqeveritare.

Megjithatë, shefi i OKB-së paralajmëroi se “ndihma humanitare nuk do ta zgjidhë problemin nëse ekonomia e Afganistanit shembet.

“Ne e dimë se rreziku është i madh dhe se ka një mungesë dramatike të parave. Ne as nuk mund të operojmë nëse bankat nuk funksionojnë për të paguar pagat për stafin tonë”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme