Shefi i OKB-së për të drejtat: Kina ka rënë dakord të lejojë vizitën e OKB-së në Xinjiang

“Kam kënaqësinë të njoftoj se së fundmi kemi arritur një marrëveshje me qeverinë e Kinës për një vizitë”, tha Bachelet në seancën e 48-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shefja e Kombeve të Bashkuara (OKB), Michelle Bachelet, ka bërë të ditur se Kina ka rënë dakord të lejojë një vizitë të OKB-së në rajonin Xinjiang, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kam kënaqësinë të njoftoj se së fundmi kemi arritur një marrëveshje me qeverinë e Kinës për një vizitë”, tha Bachelet në seancën e 48-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Kina prej vitesh është përballur me akuza se ka nënshkruar abuzime ndaj muslimanëve ujgur në Xinjiang.

Bachelet tha se zyra e saj dhe qeveria kineze kanë “filluar përgatitjet konkrete për një vizitë që parashikohet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti” në rajonin pa dalje në det në Kinën veriperëndimore. Ajo shtoi se përgatitjet do të duhet të marrin parasysh rregulloret e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas të dhënave të OKB-së, të paktën 1 milion ujgurë mbahen kundër vullnetit të tyre në vendet që Pekini i quan “qendra të formimit profesional” .

Derisa OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare përsëritën thirrjet e tyre për hapjen e kampeve për inspektim, Kina ka lejuar që disa nga qendrat e saj të caktuara të shikohen pjesërisht nga një numër i vogël diplomatësh dhe gazetarësh të huaj.

Disa vende kanë akuzuar Kinën për spastrim etnik të ujgurëve në Xinjiang. Pekini ka mohuar çdo keqbërje, duke i hedhur poshtë akuzat si “gënjeshtra”.

Kategoritë
BotaLajme