Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u takua me homologun turk në Ankara

Gjeneralmajor Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij në Turqi, u takua me homologun e tij Gjeneral Yaşar Güler.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralmajor Bajram Begaj, në kuadër të vizitës së tij në Turqi, u takua me homologun e tij Gjeneral Yaşar Güler, raporton Anadolu Agency (AA).

Güler e priti Begajn në selinë e Shtabit të Përgjithshëm në Ankara me një ceremoni ushtarake.

Pas ceremonisë, Güler dhe Begaj zhvilluan një takim.

Në takim, bëhet e ditur se do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe në fushën ushtarake si dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Kategoritë
LajmeRajoni