Shefi i ushtrisë në Indi dhe 12 persona të tjerë humbin jetën pas përplasjes së helikopterit

Forcat ajrore të Indisë thonë se shefi i ushtrisë në vend, gjenerali Bipin Rawat, gruaja e tij dhe 11 të tjerë humbën jetën të mërkurën në një përplasje helikopteri në shtetin jugor të Tamil Nadu.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një postim në Twitter thuhej se përplasja e helikopterit “rezultoi në një aksident tragjik”.

Në këtë përplasje një oficer i forcave ajrore, kapiteni i grupit, Varun Sing, mbijetoi dhe po trajtohet në një spital ushtarak.

Transmetuesi publik Prasar Bharati tha se helikopteri Mi-17V5 ishte duke u nisur nga një bazë e forcave ajrore për në kolegjin e shërbimeve të mbrojtjes ushtarake kur u rrëzua pranë qytetit Coonoor, një stacion kodrinor në Tamil Nadu.

Arsyeja e rrëzimit ende nuk është bërë e ditur.

Kategoritë
BotaLajme