Shërbimet sekrete ukrainase vrasin negociatorin e tyre, pasi dyshonin se i spiunonte te rusët

KvivIndipendent shkruan se njëri nga negociatorët ukrainas, i cili ishte anëtar i grupit të delegacionit për zgjidhjen e luftës Rusi-Ukrainë është vrarë.

Sipas medies ruse Pravda Shërbimi Sekret i Ukrainës ka vrarë njërin nga negociatorët ukrainas, Denis Kireev.

Ai dyshohej për tradhti. Megjithatë një lajm i tillë mbetet për tu konfirmuar nga burime të paanshme. Këtë të shtunë është shënuar dhe dita e 10 e pushtimit të Ukrainës nga agresioni rus i nisur me 24 shkurt.

Raportimet e fundit bëjnë me dije se për shkak të sulmeve ruse kanë humbur jetën mijëra civilë dhe më shumë se 1.2 milionë njerëz janë larguar për të shpëtuar nga lufta.

Ndërkohë raketat ruse kanë synuar kryeqytetin Kiev dhe qytetin e dytë më të madh Harkiv, derisa një kolonë masive e blinduar që i afrohet Kievit vazhdon të jetë e bllokuar në rrugë. Një ditë më parë trupat ruse kanë sulmuar gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhja, më i madhi në Evropë.

 

Kategoritë
BotaLajme