Sherr mes afganëve në Shëngjin, e reja plagos me thikë bashkëjetuesin

Një sherr mes dy afganëve raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Shëngjin. Policia bën me dije se Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se refugjatët afganë mbërritën në Shqipëri pak javë më parë, pasi talebanët rimorën kontrollin në vendin e tyre dhe trupat amerikane u tërhoqën pas 20 vitesh.

Kategoritë
LajmeRajoni