Shevchenko bashkë fëmijët e tij protestuan kundër luftës në Ukrainë

Futbollisti më i mirë ukrainas i të gjitha kohërave, Andriy Shevchenko, protestoi në rrugët e Londrës kundër luftës në Ukrainë dhe bëri thirrje edhe një herë për një marrëveshje paqeje.

Nga Berlini në Nju Jork, përmes Londrës, Romës dhe Stambollit, qindra mijëra demonstrues mbështetën Ukrainën dhe në kryeqytetin e Anglisë, legjendari Shevchenko doli në rrugë me fëmijët e tij.

Më pas ai postoi në rrjetet sociale pamjet që e shfaqin në sheshin Trafalgar, në zemër të kryeqytetit britanik. Mbi shpatullat e tij ishte i lidhur fort flamuri verdheblu i vendit te tij dhe ne dore kishte simbole qe benin thirrje per paqe dhe perfundimin e armiqesise.

“Jo luftës”, “Ndal luftën” dhe “Nuk do të falim, nuk do të harrojmë”, shkruhej në sloganet që mbanin fëmijët e tij.
Ndaloni luftën në Ukrainë. Lavdi Ukrainës”, shkruan ish-përzgjedhësi i kombëtares së Ukrainës në një përshkrim të njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale.

Kategoritë
Sport