Shfaqet dëshmitari i parë në seancën ndaj Salih Mustafës, prokuroria kërkon që të shkohet në seancë private

Në seancën e dytë gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraqitur dëshmitari i parë.

Në seancën e parë të gjykimit më 15 shtator, u bë e ditur se trupi gjykues do të dëgjojë dëshminë e dy dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga data 20 shtator deri të martën 28 shtator 2021.

Me fillim të seancës gjyqësore, dëshmitari është betuar se do të thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Pas kësaj njëri nga prokurorët përfaqësues të Dhomave të Specializuara në Hagë ka kërkuar që të shkohet në seancë private.

Kërkesa është pranuar dhe seanca ka vazhduar në mënyrë private.

Para kësaj, gjykatësi i procedurës paraprake ka deklaruar se do të duhen rreth 7 orë për këtë seancë, ashtu siç është planifikuar por sipas tij në rast të ndonjë ndryshimi mund të ndryshohet edhe koha e paraparë.

Kjo është seanca e dytë gjyqësore ndaj Salih Mustafës pas atyre të cilat kishin të bënin më shumë me punët administrative të gjyqësorit./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi