Shikoni si shembet ura nga rrëshqitja e dheut, humbin jetën 9 turistë

Nëntë turistë kanë humbur jetën në Indinë veriore, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin u godit nga gurët që rrëshqitën nga një kodër, për shkak të reshjeve të mëdha.

Gjithashtu raportohet se 3 të tjerë janë plagosur, si pasoje e incidentit, që ndodhi në Himachal Pradesh të dielën, 25 korrik.

Pamjet nga rrëshqitja e dheut dhe shembja e urës janë shpërndarë në rrjetet sociale ,ku duken gurët që bien nga maja e kodrës mbi urë. Kreu i rajonit ,Himachal Pradesh, Jairam Thakur, e përshkroi incidentin si “pikëllues”.

Ndërkohë, kryeministri indian Narendra Modi  tha se qeveria do ndajë fonde të posaçme për  familjarët e të prekurve nga incidenti  tragjik.

Disa nga viktimat ishin nga kryeqyteti, Delhi dhe po vizitonin fshatin turistik të njohur Chitkul, njoftoi gazeta Hindustan Times.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, megjithatë ishin bërë paralajmërime për rrëshqitje të mundshme të tokës për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Të paktën 136 njerëz janë vrarë në shtetin perëndimor indian Maharashtra pasi reshjet e shiut përmbytën qindra fshatra, duke marrë  para shtëpitë e banorëve.

 

 

Kategoritë
BotaLajme